Në telashe

Futboll

Në telashe

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 17:37
Xavi

“El Clasico” shumë pranë, trajnerit Xavit i nisin dhimbjet e kokës te Barça për shkak të mungesave!

Barcelona, me në krye “timonierin” Ksavi Hernandez, gjendet në një fazë “të nxehtë” ndeshjesh, e ku përballja me Realin në datën 28 tetor mund të konsiderohet si kurba.

Megjithatë, nëse i referohemi numrit të lartë prej lojtarëve të lënduar, atëherë situata merr ngjyra më të zymta. Robert Levandovski, Lamal, Balde, Pedri, Rafinja, Kunde dhe Frenki de Jong janë emrat që kanë mbushur infermierinë e katalanasve.

Me shumë gjasa Lamal dhe Balde priten të riaftësohen brenda kësaj jave, por çështja më e rëndësishme në “strehën” e kampionëve të La Ligës përkon me gatishmërinë e Levës dhe Pedrit përpara Realit, e cila nuk jep një panoramë të qartë nëse binomi në fjalë do t’ia dalin të jenë të disponueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat