Berisha: Grupi është i bashkuar

Futboll

Berisha: Grupi është i bashkuar

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 18:35
Medon Berisha

Kapiteni Medon Berisha ka gjetur sërish rrugën e rrjetës për Shqipërinë U21, që triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Malit të Zi dhe u ngjit në krye të grupit në eliminatoret e Eurpianit Hungari 2025.

Në përfundim të ndeshjes mesfushori që luan me Leccen në Itali, komentoi fitoren e kuqezinjve, atmosferën dhe synimet e tij për të debutuar sa më shpejt në Serinë A.

Si ndiheni që gjeni sërish rrjetën me fanellën e Kombëtares dhe fitoni sërish?

Ndihemi shumë mirë. Ishte një ndeshje e rëndësishme kjo, pasi kemi shkuar 9 pikë në krye të grupit,. Vuajtëm shumë në Finlandë, por kjo fitore na jep shumë kurajë edhe për ndeshjet e tjera.

Si ndiheni tani?

Jam ambientuar tashmë, Jemi një skuadër e mirë he rrimë gjithë kohën së bashku.

A po e prisni me padurim edhe debutimin në Serinë A?

Po, e pres me padurim, por nuk ngutem, pasi ka kohë,. Unë vazhdoj punoj dhe pres momentin tim.

Si e keni ndjekur rrugëtimin e Shqipërisë në eliminatoret e Euro 2024?

I ndjekim rregullisht dhe jemi shumë të lumtur, Na japin kurajo, pasi ata do të luajnë tashmë në Europian.

A besoni edhe ju te Europiani?

Po, jemi një skuadër shumë e fortë, me grup jo  shumë të vështirë dhe duam të kualifikohemi edhe ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat