Real Madridi kërkon sulmuesin e Real Sosiedatit

Futboll

Real Madridi kërkon sulmuesin e Real Sosiedatit

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 20:26
Pamje nga një ndeshje

Real Madridi kërkon sulmuesin e Real Sosiedatit!

Skuadra e Real Madridit po shfaq së fundi interes për sulmuesin 26-vjeçar spanjoll Mikel Ojarzabal, që luan në La Liga me ekipin e Real Sosiead. Klubi i tij e “betonoi” këtë vit me një kontratë deri në vitin 2028, por ai mund të largohet verën e ardhshme.

Sulmuesi është vënë në shënjestër nga “Los Blancos”, që kërkojnë një emër që e njeh mirë kampionatin spanjoll dhe Ojarzabal është një emër i përshtatshëm. Ai ka realizuar 71 gola në 256 ndeshje në La Liga me Sociedadin, me përvojë edhe në kombëtaren spanjolle, ku ka luajtur 25 ndeshje (6 gola).

Për “merengues” nuk ka për të qenë e lehtë të shkëpustin lojtarin nga Real Sosiedadin, skuadra e vetme ku ai ka milituar në karrierën e tij. Kostoja e tij është rreth 40 milionë euro, një shumë që nuk është problem për Real Madridin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat