Këtë e paraqiten malazezët në Beograd, që i çarti serbët dhe nisi kaosi  

Futboll

Këtë e paraqiten malazezët në Beograd, që i çarti serbët dhe nisi kaosi  

Nga: K. Goca Më: 18 tetor 2023 Në ora: 12:33
Katrori kroat të një vajzë në mes Beogradit

Në ndeshjen e mbrëmshme mes Serbisë dhe Malit të Zi, u paraqitën dy shqiptarë Marko Tuçi e Driton Camaj dhe një  futbollist i kampionit të Kosovës, Ballkanit të Therandës, Edvin Kuç, në petkun e Malit të Zi.

Ishte interesant në fushë të martën mbrëma, por jo më pak interesante ishte edhe në tribunat e Marakanës të Cërvena Zvezdës, ku sot njihet si stadiumi “Rajko Mitiq”.

Në një moment tifozët malazezë kanë mbetur pa flamur, çka ka qenë shkak për fillimin e kaosi por aty u shfaq edhe katrori kroat (që është pjesë e flamurit kroat).

Një farë pamfleti serb “Kurir" shkruan: “Mirëpo, tifozët e rivalit tonë patën një tjetër skenë të turpshme dhe provokuese.

Në tribunat e Marakana mund të shihej edhe shahu kroat të një vajzë.

Vërtet një provokim i turpshëm që tronditi Serbinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat