Shqipëria i bën gjëmën trajnerit serb

Futboll

Shqipëria i bën gjëmën trajnerit serb

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 12:35
Mladen Krstajiq

“Kam ardhur për të punuar” është refreni i Mladen Krstajiq, trajnerit të Bullgarisë, skuadër që u mposht 2:0 nga Shqipëria në “Air Albania”.

Sfida miqësore mes dy kombëtareve ballkanike, u vendos nga golat e Qazim Laçit dhe Ernest Muçit (eurogol).

Kuqezinjtë e Sylvinhos ndodhen në formë të shkëlqyer, ndërkohë që plotësisht ndryshe është gjendje në kampin kundërshtar.

Bullgaria ndodhet në krizë dhe trajneri i ka orët e numëruara.

Pavarësisht se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen. Shtypi sportive bullgar shkruan se tekniku serb e mbylli aventurën në pankinë në Tiranë.

Ndërkohë, zv presidenti i Federatës Bullgare të Futbollit (BFU), Emil Kostadinov thekson se vendimi final për fatin e Krstajic do të merret 2-3 ditët e ardhshme.

“Trajneri nuk është i vetmi fajtor, situata është komplekse. Në 4-5 ndeshjet e fundit është bërë rotacion i madh mes lojtarëve, gjë që ka ndikuar në rezultatet negative.

Objektivi i Krstajiq ishte rinovimi i Kombëtares, ai e pati guximin ta bënte, por në fund të fundit nuk funksionojnë gjërat vetëm me lojtarë të rinj.

Trajneri i ardhshëm, nëse do të ketë një trajner të ri, duhet ta vazhdojë procesin e rinovimit të Bullgarisë. Sepse kemi shumë të rinj cilësorë.

Nëse duam e ndërpresim menjëherë kontratën me Krstajic. Nuk kemi probleme me penalitetet, por vendimi final do të merret pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv”, theksoi Kostandinov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat