Akuza e rëndë e Hojlundit

Futboll

Akuza e rëndë e Hojlundit

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 15:09
Hojlund

Danimarka ka mundur San Marinon 2-1 në ndeshjen kualifikuese për Euro 2024 të luajtur mbrëmjen e së martës në Serravalle.

Kombëtarja e trajnerit Kasper Hjulmand hodhi një hap thuajse vendimtar drejt Euro 2024, pavarësisht se nuk shkëlqeu në aspektin e lojës dhe madje pësuan gol nga një ekip që nuk kishte shënuar për saktësisht dy vite.

Ndeshja ishte e tensionuar sidomos në minutat e fundit. Në fakt, pak para se të zëvendësohej, Rasmus Hojlund, golashënuesi i golit të parë të Danimarkës, ishte objekt i një gjuetie të vërtetë nga lojtarët e San Marinos.

Të paktën kështu deklaroi ylli i Manchester United në fund të ndeshjes, duke u ankuar veçanërisht për goditjen me gju të marrë nga Roberto Di Maio në minutën e 75-të, pak minuta pasi mbrojtësi hyri në fushë, i cili u ndëshkua me të verdhë nga arbitri.

“U ndjeva i vënë në shënjestër nga lojtarët e San Marinos. Unë e kuptoj italishten dhe kam dëgjuar qartë se donin të më dëmtonin”.

Fjalë shumë të ashpra nga Hojlund, i cili është mbështetur edhe nga Simon Kjaer.

Kapiteni i Danimarkës, i cili theu rekordin e Peter Schmeichel për paraqitjet për kombëtaren kundër San Marinos, ka thënë se ka dëgjuar lojtarët e San Marinos t’i thoshin njëri-tjetrit “të synonin për kyçet e këmbëve të Hojlund”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat