Nga Irani për t’i bërë një dhuratë Ronaldos

Futboll

Nga Irani për t’i bërë një dhuratë Ronaldos

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 15:12
Nga Irani për t’i bërë një dhuratë Ronaldos

Një gjest i bukur dhe befasues nga një tifoz nga Teherani, i cili ka marrë një fluturim direkt nga Irani dhe ka përshkuar gjysmën e planetit vetëm për të takuar Cristiano Ronaldo-n.

Ai është Mohamed Norouzi, tifoz i madh i futbollit dhe i kampionit portugez, të cilin e ka arritur në grumbullimin e Portugalisë me objektivin për t’i dorëzuar një dhuratë CR7-ës.

Ai është paraqitur me një kuti druri që përmbante një tapet.

Mohamed Norouzi ka deklaruar për “A Bola” se donte t’ia dhuronte futbollistit sendin, por ka saktësuar se nuk bëhej fjalë për një tapet si gjithë të tjerët.

Pasi është larguar nga turma dhe ka shkuar në një zonë më të veçaur, ai ka deklaruar se pëlhura e tapetit është shumë e rafinuar dhe e kushtueshme.

“Është një objekt shumë i rëndë, e pranur se më ka hapur më shumë se një problem në Stamboll sepse është shumë i shtrenjtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat