FC Voska Sport emëron drejtor gjeneral Enver Sulejmanin 

Futboll

FC Voska Sport emëron drejtor gjeneral Enver Sulejmanin 

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 16:05
Pamje nga prezantimi

Skuadra nga Ohri debutimin në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut pretendon ta ketë vazhdimësi e realizimit për ndërtimin e një skuadre cilësore, ndërsa për këtë flasin edhe lëvizjet e fundit në kampin e tyre. 

Drejtuesit e Voskës së fundmi kanë vendosur të përforcojnë kryesinë e tyre, duke shtuar në “përbërje” person me përvojë shumë të madhe në futboll. 

Enver Sulejmani, ish-zëvendës sekretari gjeneral i Federatës së Futbollit të Maqedonisë edhe zyrtarisht merr pozitën e Drejtorit Gjeneral te FC Voska Sport. Pronari i klubi Nefi Useini sot zyrtarisht ka prezantuar si pjesë të klubit, Enver Sulejmanin, i cili bëhet krah i rëndësishëm i klubit drejt ngritjes profesionale në periudhën që pason. 

Enver Sulejmani është punëtor shumëvjeçar në futbollin e vendit tonë. Anëtarë dhe “lojtar” shumë i rëndësishëm i Shkëndijës së viteve 92-96 kur ndërtohej ekipi që do të sillte inkuadrimin historik për herë të parë në elitën e futbollit të Maqedonisë.

Më vonë Sulejmani dha kontribut të çmueshëm te KF Renova me të cilët fituan titullin kampion, Kupën e vendit dhe luajtën disa herë në eliminatoret e Kupave të Evropës.

Ndërkohë në vitin 2013 do të emërohej zëvendës sekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, ku qëndroi deri në pensionim (2018). 

Kjo nuk don të thonte se Sulejmani do të largohej nga futbolli, përkundrazi, ai i besoi nga fillimi projektit të Nefi Useinit me Voskën, duke qenë pranë tij dhe si këshilltar kishte merita në arritjen e suksesit historik dhe inkuadrimin e Voska Sportit në elitën e futbollit vendor. Shpërblimi vjen tani kur Voska i beson Sulejmanit pozitën e Drejtorit Gjeneral.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat