Inzaghi dridhet

Futboll

Inzaghi dridhet

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 19:16
Inzaghi

Nicolo Barella, i cili ka një kontratë me Inter-in deri në qershorin e 2026-ës, pëlqehet shumë në Premier League.

Dhe është një klub në veçanti që mund të hidhet në sulm që në muajin janar me një ofertë të rëndësishme: Liverpool-i.

Jurgen Klopp, trajneri i Të Kuqve, nuk e ka fshehur kurrë pëlqimin e tij për yllin e Inter-it që mbetet objektivi kryesor për të përforcuar mesfushën e skuadrës.

Megjithatë, nga Premier League mund të vijë një ofertë edhe për një lojtar tjetër të Inzaghi-t.

Chelsea, në fakt, duket se vazhdon të mendojë për Denzel Dumfries, për të përforcuar krahun e djathtë. Edhe verën e kaluar holandezi ka qenë shumë afër klubit londinez, që mund të kthehet në sulm në janar me një ofertë prej 100-110 milionë euro për Zhang.

Klubi milanez duket se i ka idetë e qarta. Nëse për Barella-n nuk ka asnjë dyshim sepse konsiderohet një lojtar shumë i çmuar për t’u shitur në mes të sezonit, për Dumfries mund të bëhet një përjashtim.

27-vjeçari, përpara këtyre shifrave, mund të largohet nga Milano dhe të transferohet në Londër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat