​Ancelotti tregon se kur do të jetë i gatshëm Guler

Futboll

​Ancelotti tregon se kur do të jetë i gatshëm Guler

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 16:52
Carlo Ancelotti dhe Guler

Carlo Ancelotti ka folur në një konferencë për media, para ndeshjes së nesërme të Real Madridit ndaj Celta Vigos.

Ancelotti gjatë konferencës foli edhe për tinejxherin, Arda Guler, duke treguar se kur do të rikthehet ylli turk nga lëndimi.

“Arda Guler tani është në formë shumë të mirë, ende i duhet më shumë kohë, ndoshta 10 ditë. Ai dëshiroi ta niste ndryshe, por ai është shumë i ri. Ai e ka të gjithë kohën e botës për të bërë mirë këtu. Ai është i gatshëm së shpejti dhe do ta tregojë talentin e tij të jashtëzakonshme”, tha Ancelotti.

Real Madridi e zhvillon nesër ndeshjen ndaj Sevillas, ku luan si mysafirë në “Ramón Sánchez Pizjuán” me fillim nga ora 18:30. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat