Gol i gjithi shqiptar për fitoren në Turqi

Futboll

Gol i gjithi shqiptar për fitoren në Turqi

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 15:21
Uerdi Mara

Gol i gjithi shqiptar për fitoren në Turqi!

Uerdi Mara i ka dhënë fitoren Keçiorengyçys në kampionat përballë Erzurumsporit për të ndihmuar skuadrën e tij që të ngjitet në zonën “play off” për t’u ngjitur në Superligën turke.

Në minutën e 74’, miqtë kryen një kundërsulm fantastik, me ish-in e Partizanit, Jurgen Bardhin që asistoi për ish-in e Skënderbeut, me këtë të fundit që nuk gaboi me të majtën e tij brenda zonës.

Ky ishte goli i parë për Marën këtë sezon në Turqi, që duket se ka fituar sërish vendin e titullarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat