Flamurtari i shkakton humbjen e dytë Elbasanit

Futboll

Flamurtari i shkakton humbjen e dytë Elbasanit

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 16:54
Flamurtari

Flamurtari ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme sot përballë rivalëve të Elbasanit, me të cilët ka garë për ngjitjen në Superiore.

Skuadra vlonjate ka triumfuar me shifrat 2-1 në një sfidë ku shfrytëzoi më së miri rastet që iu shfaqen.

Goli i Oliveira në pjesën e parë dhe ai i Dalanajt në të dytën ia bënë më të thjeshtë sfidën ekipit të Çelës.

Bobni shënoi shumë vonë, në minutën e 90, për të siguruar diçka nga kjo ndeshje për Elbasanin dhe kështu, vlonjatët morën tre pikë të arta që e afrojnë vetëm 1 pikë pas elbasanasve në garën për ngjitjen në elitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat