Parashikimi i bujshëm i Lippit

Futboll

Parashikimi i bujshëm i Lippit

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 17:21
Lippii

Ish-trajneri i Italisë dhe Juventusit, Marcello Lippi, ka folur në frekuencat e radios Kiss Kiss Napoli, duke dhënë disa deklarata për tema të ndryshme. Trajneri kampion i botës në vitin 2006 tha:

“Zgjedhja e Spallettit ishte më e mira pas Mancinit. Një njeri fitues, më i miri për FIGC për të arritur atë që duhet të arrijë.”

Për Antonio Conte, ish-lojtarin e tij në Juventus, Lippi tha:

“Conte te Napoli? Antonio mund të drejtojë çdo ekip në botë për shkak të aftësive të tij. Djemtë e Berlinit 2006? Kohët e fundit pashë të gjithë djemtë e mi nga Kupa e Botës në Coverciano”.

Më në fund, erdhi edhe një parashikim se kush do të jetë kampioni i ardhshëm i Italisë: “Lufta për titull? Mendoj se është viti i Juventusit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat