Kartoni i kuq i kushton shumë Skënderbeut, Vllaznia mund pastër korçarët në transfertë  

Futboll

Kartoni i kuq i kushton shumë Skënderbeut, Vllaznia mund pastër korçarët në transfertë  

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 19:02
Pamje nga ndeshja

Pas 3 sfidave radhazi pa fitore, “kuqeblutë” e Vllaznisë kanë arritur një fitore me shumë vlera pasditen e kësaj të shtune, teksa në stadiumin “Skënderbeu” kanë mundur korçarët vendas me rezultatin e pastër 0 me 2.

Shkodranët patën fatin e epërsise numerike, teksa në minutën e 36’- të, Prençi doli me kartonin e kuq pas një ndërhyrje tejet të gabuar kundrejt Grudës.

Pas mbetjes me 10 lojtarë në fushën e blertë, pothuajse e gjithë sfida foli për “kuqeblutë”, të cilët arritën të ndëshkonin 2 herë portën e vendasve, fillimisht me antë të autogoli të Dwumfour në minutën e 86’ e më pas me anë të talentit 20-vjeçar, Antonio Delaj, në minutën e 95’ të sfidës.

Falë këtij triumfi, Vllaznia ngjitet në vendin e 5 të renditjes me 12 pikë, po aq rivalët e Skëndërbeut që gjenden 1 vend më poshtë shkodranëve, për shkak të golavarazhit negativ që kanë krahasuar me “kuqeblutë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat