PSG-ja triumfon ndaj Strasbourg dhe merr momentalisht kreun e Ligue 1

Futboll

PSG-ja triumfon ndaj Strasbourg dhe merr momentalisht kreun e Ligue 1

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 19:06
Mbappe

Paris Saint-Germain triumfon me rezultatin 3-0 ndaj Strasbourg dhe ngjitet në krye të Ligue 1.

Skuadra e Luis Enriques dominoi gjithë takimin, me sfidën që u zhbllokua nga Mbappe në minutën e 10’, me francezin që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Vetëm tre minuta më pas miqtë shënuan me Mothiba, por pas verifikimit në VAR ai gol u anulua për pozicion të parregullt.

Vendasit vazhduan me sulmet dhe në minutën e 31’ Soler realizoi golin e dytë për PSG-në.

Në fraksionin e dytë u realizua edhe një gol tjetër, me Fabian Ruiz që realizoi tipletën e PSG-së në minutën e 77’.

Ky takim u mbyll me rezultatin 3-0 me PSG-në, që pas javës së nëntë ngjitet momentalisht në krye të renditjes me 18 pikë, teksa Strasbourg renditet në vend të 12-të me 10 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat