Ronaldo vendimtar, i dhuron fitoren Al-Nassr me një gol të jashtëzakonshëm

Futboll

Ronaldo vendimtar, i dhuron fitoren Al-Nassr me një gol të jashtëzakonshëm

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 19:22
Ronaldo

Pas barazimit me Abhan xhiron e kaluar, Al-Nassr është rikthyer sonte te fitorja në Ligën Profesionale Saudite.

Skuadra e drejtuar nga Luis Castro fitoi me përmbysje sonte ndaj Damac.

Cristiano Ronaldo po vazhdon me formën e lartë, duke kontribuar me gol në fitoren e skuadrës së tij.

Ylli portugez shënoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë në minutën e 57-të, që në fund doli të jetë goli i fitores.

Goli i parë u shënua nga Anderson Talisca (53’).

Ndërkaq golin e vetëm për Damac e shënoi Georges-Kevin N’Koudou (45+2’).

Al-Nassr pas kësaj fitore ka 22 pikë dhe renditet në pozitën e tretë, me katër pikë më pak se lideri, Al-Hilal.

Damac është i dhjeti me dhjetë pikë të grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat