Ahmataj harron derbin

Futboll

Ahmataj harron derbin

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 19:24
Ahmataj

Kategoria Superiore bëhet gati të mbyllë një fazë kampionati, pas së cilës mund të krijohet edhe një ide për klasifikimin. 

Ditën e hënë duke filluar nga ora 14:00, në “Selman Stërmasi”, Tirana do të presë në shtëpi Egnatian kryesuese.

Në prag të kësaj përballjeje, ka folur trajneri i skuadrës së Tiranës Julian Ahmataj.

Ky i fundit ka lënë pas atë hubje në derbi dhe e gjithë vëmendja tashmë është te sfida me skuadrën që po kreyson kampionatin

“Derbi ishte një ndeshje e luftuar, e humbëm, por ne duhet të shikojmë përpara sepse ndeshjet vijnë njëra pas tjetrës dhe nuk ka kohë shumë për të menduar për të shkuarën. Egnatia është një skuadër me cilësi dhe nuk është pa meritë në vendin që është. Do vlerësim maksimal, ashtu si çdo kundërshtar tjetër”.

Një çështje që po përflitet orët e fundit është rasti i Ardit Hilës. Sipas medias së shkruar, mesfushori nuk e ka pritur mirë zëvendësimin në derbi dhe lojtari nuk u drejtua stolit të ekipit duke u larguar menjëherë nga fusha drejt dhomave të zhveshjes pa takuar asnjë nga stafi, në lidhje nëse ka ndonjë pezullim nga ana e klubit, Ahmataj u përgjigj kështu.

“Është pjesë e stërvitjes, pjesë e skuadrës, nuk ka asgjë shqetësuese”.

Në sfidën ndaj Egnatias, Julian Ahmataj nuk do të ketë të gatshëm dy lojtarët e formacionit, që në një farë mënyrë prish balancat në repartin e mbrojtjes.

“Mungesa kemi, Doka besoj nuk ia del dot. Edhe Hoxhallari që ka mbushur numrin e kartonëve”, ka deklaruar trajneri i bardhebluve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat