Rezultatet dhe tabela pas javës së 7-të në Ligën e Tretë - Veri në Maqedoni

Futboll

Rezultatet dhe tabela pas javës së 7-të në Ligën e Tretë - Veri në Maqedoni

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 19:43
Pamje nga një ndeshje

Fortuna ka vazhduar me fitore edhe në javën e shtatë të Ligës së Tretë – Veri në Maqedoninë e Veriut.

Skuadra nga hasanbegu kia shënuar fitore si mysafire ndaj Ilindenit me rezultat 0-2, me golat e Onur Eminit dhe Bejtuklla Avdullait. Fortuna edhe pas javës së shtatë mbetet e vetmja skuadër pa humbje, dhe është nëkrye të tabelës me 19 pikë.

Shkëndija e Haracinës si vendës e mposhti Besën me rezultat 4-1, kurse fitore identike me rezultat 3-0 shënuan BVK ndaj Riniës respektivisht Kumanovo ndaj Rashtakut si udhëtues.

Rezultatet, java e 7-të:

Ilinden – Fortuna 0:2 (59′ Onur Emini, 83′ Bejtula Avdulai)
BVK Konjare – Rinia 98 3:0 (10′, 84′ Gezim Bakievski, 72′ Kristijan Ristovski)
Petrovec – Bashkimi (L) 1:1 (90’+3 Dalibor Todorovski – 31′ Rinor Iseni). K. i kuq: 85′ Erkan Fetai (B).
Aerodrom – Kadino 1:2 (90′ (pen) Martin Kirandjikj – 68′ Nikola Spasevski, 88′ Petar Poposki).

Shkëndija 77 – Besa-Vlazrimi 4:1 (7′, 89′ Rufat Chalafi, 70′ Ismail Abdulovski, 85′ Jasir Bekiri – 41′ Lokman Shabani).
Euromilk – SSK Nova 6:0 (16′ Andrej Janevski, 39′, 51′, 63′ Zoran Taseski, 76′ Antonio Vasilev, 89′ David Mandjukovski).
Rashtak – Kumanovo 0:3 (10′ (pen) Andrej Jovanovski, 15′ Petre Tasevski, 65′ (pen) Leonid Filipovski).

Tabela: Fortuna 19, Kumanovo 16, Kadino (S) 16, Shkëndija 77 15, Euromilk 13, Besa-Vlazrimi 12, BVK Konjare 11, Bashkimi (L) 10, Ilinden (S) 7, Petrovec 7, Rinia 98  6, Aerodrom 5, Rashtak 3, SSK Nova 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat