Xavi shqetësohet për lëndimet

Futboll

Xavi shqetësohet për lëndimet

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 12:23
Xavi

Barcelona aktualisht po përballet me gjashtë lojtarë të lënduar, kur kanë mbetur vetëm pesë ditë nga përballja me Real Madridin.

Skuadra katalunase ka disa lojtarë kyç jashtë fushës, por dy tashmë e kanë të sigurt se nuk do të luajnë në “El Clasico”.

Xavi Hernandez ka konfirmuar se Zhull Kunde dhe kapiteni Serhi Roberto nuk do të mund të paraqiten ndaj “Los Blancos”.

Gjasa përgjysmë më të mëdha kanë Robert Levandovski dhe Frenki de Jong, me sulmuesin polak që thuhet se mund të jetë si zëvendësues.

Një lajm i mirë për Barcelonën është se Pedri dhe Rafinja janë në rrugë të mirë për t’u rikthyer.

Madje, dyshja raportohet se mund të luajnë ndaj Shakhtar Donjetskut të mërkurën mbrëma në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat