Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë mendon që tani për të ardhmen

Futboll

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë mendon që tani për të ardhmen

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 12:48
Ivan Balliu

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë mendon që tani për të ardhmen, merr licencën për rolin e ri pasi të lërë futbollin!

Ivan Balliu ka vendosur të investojë për të ardhmen e tij pas futbollit të luajtur.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka përfunduar me sukses kursin e drejtorit sportiv pranë Federatës Spanjolle të Futbollit.

31-vjeçari i Rajo Vajekanos është përgatitur që tani për rrugën që do të ndjekë pasi të varë këpucët në gozhdë.

Balliu është licencuar në rolin e drejtorit sportiv dhe sapo të lërë fushat e blerta do të nisë një karrierë të re në botën e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat