Egnatia udhëheq tabelën dhe Dinamo ka prekur fundin

Futboll

Egnatia udhëheq tabelën dhe Dinamo ka prekur fundin

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 13:50
Tabela

Ditën e sotme ka përfunduar edhe java e 9 e “Abissnet Superiore”-s.

Kampionati ka mbyllur kështu fazën e tij të parë, teksa e presin edhe tre të tjera deri në “final four”. Egnatia po tregon se këtë sezon objektiv të vetëm ka titullin kampion.

Rrogozhinasit prijnë tabelën e klasifikimit me 19 pikë të grumbulluara. Pas Egnatias gjendet Partizani, me 2 pikë me pak, por me një ndeshje më tepër në dispozicion për të luajtur.

Katërshen e plotësojnë Laçi me Tiranën, me kuotë të barabartë pikësh, 13 të tilla.

Ndërkohë Dinamo ka prekur fundin këtë sezon.

Megjithëse klubi është bërë pjesë e rrjetit që zotëron edhe Manchester City-n, rezultatet nuk po vijnë. “Nëndetësja blu” numëron vetëm 7 pikë në 9 ndeshje të zhvilluara. Në zonën e ftohtë ndodhen gjithashtu Kukësi dhe Teuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat