Ndryshime te Vora, jep dorëheqjen Mërgjyshi

Futboll

Ndryshime te Vora, jep dorëheqjen Mërgjyshi

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 14:27
Mërgjyshi

Artan Mërgjyshi nuk do të jetë më trajner i Vorës.

Burime të sigurta për SuperSport bëjnë me dije se trajneri 55-vjeçar ka dhënë dorëheqjen nga skuadra ku jepte kontributin e tij nga vera e vitit 2022.

Mërgjyshi e ngjiti Vorën në Kategorinë e Parë. Gjatë këtij sezoni, Vora e Mërgjyshit grumbulloi 15 pikë duke u renditur e katërta.

55-vjeçari ka shumë eksperiencë, teska ka drejtuar shumë skuadra në të shkuarën. Kastrioti, Besa, Apolonia, Bylis, Korabi, Dinamo dhe Laçi janë skuadrat e tjera që ka drejtuar.

Ndeshjen e radhës ndaj Korabit, Vorën do ta drejtojë drejtori sportiv Bazion Tragaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat