Juventus mendon për kampionin e Botës në mesfushë

Futboll

Juventus mendon për kampionin e Botës në mesfushë

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 15:55
Rodrigo Del Paul

Pas pezullimeve të Pogba dhe Fagioli, Juventus po mendon për të gjetur zëvendësues në merkaton e janarit.

 Mes emrave të shumtë që bardhezinjtë synojnë për të përforcuar mesfushën është edhe ai i argjentinasit Rodrigo Del Paul, që luan me Atletico Madrid.

Ai ka luajtur edhe më parë në Serie A, me Udinese, ndërkohë që prej tri vitesh luan me ekipin “colchoneros”.

Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2026 me Atletico Madrid dhe kushton rreth 40 milionë euro.

Për momentin bëhet fjalë vetëm për një sondazh, por nëse situata e De Paul me Atletico do të jetë e ndërlikuar, atëherë lojtari mund të largohet.

De Paul u shpall kampion bote me Argjentinën vitin e kaluar. Në Itali ai realizoi 34 gola ne Udinese në 184 ndeshje zyrtare, një mesfushor që e njeh mirë kampionatin Italian ndaj dhe ambientimi do të jetë i shpejt,.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat