Ronaldo kontakton lojtarin belg, synon ta bindë të luajë me Al Nassr

Futboll

Ronaldo kontakton lojtarin belg, synon ta bindë të luajë me Al Nassr

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 12:18
Kevin De Bruyne e Cristiano Ronaldo

Mediat arabe konfirmojnë se Cristiano Ronaldo ka kontaktuar personalisht me mesfushorin belg Kevin De Bruyne, për ta bindur atë të transferohet te skuadra e Al Nassr.

Ky do të ishte një transferim i bujshëm, që do të trondiste mjaft botën e futbollit.

De Bruyne ka një kontratë deri në vitin 2025 me Manchester City, por palët ende nuk kanë nisur diskutimet për rinovimin e sj. Madje ato janë shtyrë, deri në momentin që mesfushori i talentuar belg të rikuperohet nga dëmtimi.

Ai i dëmtua që në takimin e parë sezonal.

Pavarësisht kësaj, Al Nassr kërkon të hidhet në sulm dhe të sigurojë këtë transferim, duke bërë bashkë dy nga kampionët e futbollit. Mediat arabe shprehen se kontaktet e para kanë nisur që këtë verë, ndërkohë që këto bisedime pirtet të jenë më intensive në vijim.

Në mes ka hyrë edhe Cristiano Ronaldo, për të bindur De Bruyne, që e admiron shumë. Al-Nassr dëshiron të shpjegojë projektin afatgjatë me shpresën për të bindur belgun të bëjë një kalim të jashtëzakonshëm në Lindjen e Mesme, për të luajtur jo vetëm me CR7 por edhe me Sadio Mane, Marcelo Brozovic dhe Aymeric Laporte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat