Nuk po rinovon me Bayernin

Futboll

Nuk po rinovon me Bayernin

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 15:49
Pamje nga një ndeshje

Jamal Musiala nuk po rinovon me Bayernin, teksa ende nuk ka pasur sinjale pozitive. Sipas “Bild”, lojtari gjithsesi pritet të jetë në Mynih edhe sezonin tjetër.

Kontrata e Musiala me Bayern skadon në vitin 2026 dhe kostoja e kartonit të tij i kalon 100 milionë euro.

Pavarësisht kësaj, Manchester City dhe Real Madrid janë vënë në gjurmë të mesfushorit dhe nuk i tremben kësaj shifre.

Deri verën e ardhshme ai do të veshë fanellën e bavarezëve, ndërkohë që Real e City presin ndonjë zhvillim të ri.

Pas një viti vlera e kartonit të Musiala mund të ulet, ndaj dhe Real dhe City do të tentojnë që ta bindin me një ofertë joshëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat