Thyen rekordet e Mbappes

Futboll

Thyen rekordet e Mbappes

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 23:52
Haaland

Erling Haaland është kthyer të shënojë në Ligën e Kampioneve dhe dy golat e tij sigurisht që kanë vendosur rekord pas rekordi për turneun në fjalë.

Sulmuesi arriti në kuotën e 37 golave me këta dy që shënoi kundër Jang Bojz, në atë që ishte ndeshja e tij e 33-të në këtë turne. Askush nuk ka bërë aq mirë sa i në një kohë kaq të shkurtër dhe këtë e kupton kur sheh statistikën e golit të 36-të.

Ai që i afrohet më shumë është Van Nistelroi me 42 ndeshje, i ndjekur nga Mbappe e Messi me 55 ndeshje, për të vazhduar me 56 të Levandovskit, 62 të Benzema e 63 të Nejmar.

Goli i 37, theu rekordin e Mbappe duke e bërë lojtarin me moshën më të re që e arrin këtë shifër, pasi ai është 23 vjeç e 96 ditë ndërsa francezi e arriti këtë numër golash në moshën 23 vjeç e 295 ditë.

Këta dy, bashkë me Mesin,  janë të vetmit që e kanë arritur shifrën në moshën 23-vjeçare. Më pas vjen Raul në moshën 25, Benzema me 26, Thomas Muller e Cristiano Ronaldo me 27 e në seri në moshën 28 vjeçare vijnë emrat e Henri, Van Nistelroi, Levandovski dhe Neyma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat