Rrëfehet Wanda Nara

Futboll

Rrëfehet Wanda Nara

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 11:42
Wanda Nara e Mauro Icardi

Wanda Nara ka folur për veten në një intervistë të gjatë për “Hola Argentina”.

Modelja, bashkëshortja dhe agjentja e sulmuesit argjentinas Mauro Icard, ka folur për marrëdhënien shumë të ngushtë që Mauro ka me vajzat e tyre. Sidomos në këtë moment që Wanda është larg tyre, për shkak të pjesëmarrjes së saj në Dancing with the Stars.

“Ai është më shumë një dhuratëdhënës: doli iPhone 15 dhe bleu një për secilën prej tyre.

E kuptoj rolin e tij. Mauro vjen nga një familje shumë modeste dhe gjithmonë më thotë se kur ishte i vogël nuk kishte parà dhe shkonin për të gjetur ushqim. Mauro e sheh nga ky këndvështrim: “Nëse mundem, dua t’u jap gjithçka dhe e kuptoj këtë veprim”, tha Wanda Nara.

“Si jemi unë dhe Mauro? Mirë. Unë e njoh Mauron prej dymbëdhjetë vitesh. Është një periudhë e gjatë dhe është një marrëdhënie që është shumë e vështirë për t’u mbajtur sot, veçanërisht për shkak të punës sonë.

Ajo që e vlerësoj dhe i jap gjithmonë përparësi është se pavarësisht situatave të shumta ne kemi zgjedhur gjithmonë njëri-tjetrin, familjen tonë dhe projektin që kemi. Për mua prioritet është mbi të gjitha zemra e Mauros dhe mirësia e tij”, u shpreh më tej modelja e njohur.

E pyetur se kush është më i vrullshëm mes tyre, Wanda Nara thotë: “Mauro. Unë jam shumë e qetë. Sa më shumë rritem aq me pak i flaktë bëhem. Kam besimin se kur je me atë që do të jesh dhe nëse dikush nuk dëshiron më, atëherë ti nuk mund të bësh asgjë për këtë”.

“Ndoshta pendohem për diçka që mund të kem thënë në një moment dhimbjeje apo çmendurie mediatike. Ndonjëherë mëkatoj duke qenë kaq e sinqertë dhe impulsive. Ne kemi një celular në dorë dhe bëjmë rrëmujë.

Cila ishte gjëja më e çmendur që u tha për mua? Nuk e di, shumë gjëra që janë thënë për mua pa më verifikuar apo pyetur drejtpërdrejtë. Do të kisha dashur të flisja për sëmundjen time, por nuk ishte kështu”, tha Wanda Nara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat