Mrekullia e Hajrullahut në Ferizaj, me duart e tija ndërton fushën e futbollit të madh pas varrezave të vjetra

Futboll

Mrekullia e Hajrullahut në Ferizaj, me duart e tija ndërton fushën e futbollit të madh pas varrezave të vjetra

Nga: K. Goca Më: 26 tetor 2023 Në ora: 14:21
Fusha e rregulluar prapa varrezave të vjetra në Ferizaj

Fusha e futbollit prapa palestrës së sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj, është e stërngarkuar!

Një Zot e di se si po qëndron kjo fushë gjithë ato klubet stërvitin aty.   

Mrekullia e Fatlum Hajrullahut në Ferizaj, me duart e tija ndërton fushën e futbollit të madh pas varrezave të vjetra në qytet.

Image

Me iniciativën e tij u rregullua fusha dhe sot zhvillojnë ndeshje aty.

Fatlum Hajrullahu, një shembull që duhet të ndiqet nga të gjithë. 

Image

Fatlum Hajrullahu

Një trajner ambicioz.

“Aktiviteti fizikë është  i domosdoshëm  për zhvillimin  psikofizikë të  fëmijeve dhe të rinjve,  në Kosovë numri i të rinjve që merret me sport rezulton jashtëzakonisht i vogël, mbase edhe mjaft shqetësues. 

Sipas të dhënave zyrtare të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) – që është institucioni më i lartë sportiv në vend – vetëm 2 për qind e popullatës merret aktivisht me sport. 

‘Për dallim nga shtetet e BE-së deri në 48 për qind”,  e njëra ndër  arsyet  e pjesëmarrjes së vogël është  edhe mungesa e  infrastrukturës sportive.  

Ne qytetin e Ferizajt ku unë jetoj dhe veproj, kemi mungesë të kushteve elementare për punë dhe për zhvillimin e aktiviteteve sportive posaçërisht lojës së futbollit, mungojnë fushat sportive për zhvillimin e stërvitjeve dhe zhvillimin e ndeshjeve kampionale”, tregon Hajrullahui për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Mungesa e fushës është një shqetësim i madh por Hajrullahu bëri mrekullinë.

“Duke e pare mungesën e fushave sportive dhe pasionin që kam për lojën e futbollit  kam ndërtuar një fushe  me bari natyral në toke private për  mbajtjen e stërvitjeve dhe zhvillimin e aktivitetit  me  futbollistë të rinj në kuadër të Shkollës së Futbollit ’Talenti 05’ Ferizaj. Ne si shkolle jemi formuar ne vitin 2020 në kohe pandemie, marrim pjesë në gara në kuadër të FFK-së, në shkollën tonë kemi futbollistë të komunitetit ashkali ku integrimi u tyre në shoqërinë tonë bëhet më së miri nëpërmjet sportit dhe aktiviteteve fizike.

Është interes i shtetit dhe  shoqërisë që sa më shumë njerëz në Kosovë të merren me sport, sepse sporti sjellë shumë të mira, edukim, shëndet, socializim etj.

Ne kemi një rini  të shendosh  që e duan lojën e  futbollit, prandaj Qeveria, Komunat edhe Federata duhet të investojnë në infrastrukturë sportive në mënyrë që fëmijët të kenë mundësi të shprehin talentin e tyre të socializohen, të rriten shëndetshëm, qëllimi primarë i sportit  është përgatitja e të rinjve për jetë. E kemi për detyrë dhe obligim që ta rregullojmë infrastrukturën për zhvillimin aktiviteteve sportive në përgjithësi”, ka përfunduar Hajrullahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat