Fratezi: Fitojmë me çdo kusht ndaj Romës

Futboll

Fratezi: Fitojmë me çdo kusht ndaj Romës

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 17:05
Fratezi

Me paraqitjet e fun dit, Davide Fratezi është gjithmonë e më shumë një kandidat për ta nisur nga minuta e parë në ndeshjet e Interit, edhe pse konkurrenca në mesfushën zikaltër është shumë e fortë. Në të parën si titullar në Ligën e Kampioneve, italiani ia doli të fitojë penalltinë që solli golin, i cili riktheu në avantazh Interin ndaj Salcburgut.

Në deklaratën për “Mediaset Infinity”, 24-vjeçari është shprehur nga vlerësimi për shokët e skuadrës te sfida për kundërshtarët. “Çdo lojë që bëjmë vjen nga taktika që provojmë në stërvitje, çfarë bëjmë gjatë javës me trajnerin jep frytet e veta. Edhe ndaj Salcburgut e kishim përgatitur mirë ndeshjen dhe kishim studiuar me kujdes një skuadër që e dinim se nuk do të na e bënte të lehtë.

U treguam të zotët për ta zhbllokuar ndeshjen dhe për ta mbajtur në kontroll, por gjithmonë ajo që ka rëndësi është t’i sjellim pikë skuadrës”, tha Fratezi, i cili komentoi edhe punën e bërë për depërtimet në zonë, me një të tillë që solli edhe fitimin e asaj penalltie: “Puna me dëmtimet është sekreti, të gjithë mund të futen në çdo moment dhe të krijojnë panik në mbrojtjen kundërshtare. Të kesh mundësinë e ndërrimit të bën më pak të parashikueshëm dhe sigurisht që është një avantazh për skuadrën”.

Numri 16 i zikaltërve komentoi edhe pozitat e Interit, që si në Ligën e Kampioneve ashtu edhe në kampionat është në krye, por jo i pakërcënuar nga rivalët. “Ishte e veçantë për mua pasi ishte debutimi im si titullar në Ligën e kampioneve me Interin, por për më tepër fitorja ndaj Salcburgut na lejoi që të ishim të qetë, sepse pas saj kemi dy ndeshje në transfertë, të cilat do të mund t’i përballojme me qetësi. Jemi në krye të grupit dhe duhet vetëm të vazhdojmë në këtë mënyrë”, tha mesfushori, që nuk mund të linte pa përmendur duelin e së shtunës me Romën.

“Tani të gjithë do të dëshironin të luanin kundër Romës, është një nga ndeshjet më të pritura të vitit, do të jetë e bukur, stadiumi do të jetë i jashtëzakonshëm, do të jetë e rëndësishme të sjellim në shtëpi rezultatin më të mirë. Kushdo që luan nuk është problem, ne kemi objektiva, që janë shumë të rëndësishëm për të qenë egoistë. Jemi një ekip i fortë dhe kemi 18 titullarë, nuk duhet të ndalemi tani. E dimë se nuk do të jetë e lehtë ndaj Romës, por duhet të fitojmë me çdo kusht”, përfundoi ish-lojtari i Sasuolos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat