Rrikthehet sërish te Manchester United, zëvendëson Onana-n

Futboll

Rrikthehet sërish te Manchester United, zëvendëson Onana-n

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 17:32
David De Gea e Ten Hag

David De Gea do të veshë sërish fanellën e Manchester United.

Portieri 32-vjeçar është ende pa skuadër dhe mund të veshë sërish fanellën e “Djajve të Kuq”, kjo për faj të portierit aktual Andre Onana.

Ky i fundit do të shkojë në vendlindje për të luajtën në Kupën e Afrikës pas një muaji, duke krijuar një boshllëk të madh në skuadër.

Klubi anglez po mendon të rikthejë De Gea në portë, fillimisht për të zëvendësuar Onana gjatë turneut afrikan, por më pas do të shihet se kush do e meritojë fanellën e titullarit.

Onana ka qenë shpesh i kritikuar për paraqitjet e tij me Manchester United. Ai do të udhëtojë në Afrikë dhe mungesa e tij mund të krijojë probleme, ndaj klubi kërkon të marrë masa paraprakisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat