Tifozët e Interit i premtojne “ferrin” Lukakut, Milan do rimëkëmbjen ndaj Napolit

Futboll

Tifozët e Interit i premtojne “ferrin” Lukakut, Milan do rimëkëmbjen ndaj Napolit

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Java e dhjetë e Serie A pritet të dhurojë emocione të forta me duelet që rezervon fundjava.

Ditën e shtunë, Juventus do të presë Veronën, ndeshje që do të luhet në orën 20:45, ndërsa ditën e dielë, Inter është fokusuar tek ndeshja që do të luhet në orën 18:00 ndaj Romës.  

Në Milano do të rikthehet sërish Romelu Lukaku, stadiumi me forcë të plotë pret sulmuesin me tridhjetë mijë bilbila, zëri i fortë i një dashurie të tradhtuar.

Kështu që stadiumi Giusepe Meazza po përgatitet të sulmojë çdo prekje të topit nga belgu, pak si ajo që ndodhi kur Ronaldo fenomeni mbajti veshur fanellën e Milanit. Prandaj çdo prekje topi, çdo pasim dhe çdo goditje e Lukakut do të shoqërohet me një fërshëllimë shumë të bezdisshme. Ligjore, ose të paktën jo e ndaluar nga asnjë rregullore, por sigurisht shqetësuese, edhe sepse mund të krijojë konfuzion me fërshëllimat e tjera të arbitrit.

Po ditën e dielë, në orën 20:45 do të luhet një tjetër supersfidë ajo mes Napolit dhe Milanit. Kuqezinjtë vijnë pas dy humbjeve radhazi në kampionat e Champions, dhe për skuadrën e Piolit nuk ka më rrugë të mesme dhe vetëm fitorja mund të ngrejë moralin e një skuadre që nuk kërkon të humbasë kontaktet me kreun.

 Për Napolin mungon Osimhen, por nuk përben problem, pasi trajneri Garcia ka gjetur një super Kvarashkelia dhe do të gjetë gjeorgjiani qe do të mbajë peshën e sulmit. Dita e hënë do të mbyullet me dy sfida si Empoli-Atalanta dhe Lazio-Fiorentina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat