Bellingham ishte një hap larg Barcelonës

Futboll

Bellingham ishte një hap larg Barcelonës

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 15:43
Bellingham

Disa vite më parë, Jude Bellingham mund të nënshkruante për Barcelonën.

Megjithatë, pas pak orësh mesfushori anglez do të luajë El Clasicon e parë në karrierën e tij kundër katalanasve dhe do ta bëjë këtë si një yll i Real Madridit.

Kjo është prapaskena e merkatos e zbuluar nga Bojan Krkic, babai i ish-futbollistit të Barcelonës me të njëjtin emër dhe prej vitesh vëzhgues i klubit katalanas.

Siç u tha nga AS, Jude Bellingham e pati këtë shans kur filloi të bënte mirë në Angli me fanellën e Birmingham-it në 2018, disa vite para kalimit të tij te Borussia Dortmund (në 2020).

Siç ka sqaruar Bojan Krkic, ai vetë ka pasur një bisedë me babanë e Bellingham. Siç u tha në dhjetor të vitit të kaluar për SER Catalunya Què t’hi jugues:

“Kam pasur një takim me Markun, babain e Bellinghamit, në Londër.

Por ai nuk u shfaq. E di që ua bëri shumë njerëzve këtë. Arsyeja e tij për ne ishte sepse kishim nënshkruar me një anglez nga Aston Villa ose West Bromwich të moshës së tij dhe tha:

‘Djali im nuk do të nënshkruajë me Barçën sepse nuk mund të luajë me dikë me cilësi kaq të kufizuara’.

Më në fund, Bellingham nënshkroi për Borussia Dortmund në vitin 2020, kur ishte vetëm 17 vjeç dhe sot është ylli i Real Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat