“Diagnoza” e Ahmatajt për Tiranën

Futboll

“Diagnoza” e Ahmatajt për Tiranën

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 16:56
Ahmataj

Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, në prononcimin e dhënë për “MCN” pas ndeshjes, ku bardheblutë barazuan 1-1 me Dinamon, pohoi se rezultatin nuk e prisnin. Sipas tij skuadra po vuan në aspektin psikologjik dhe ndaj i merr lehtë golat.

Gjithsesi, Ahmataj ka besim se Tirana do ta kalojë shumë shpejt këtë situatë. Ja prononcimi i trajnerit të Tiranës pas barazimit 1-1 në derbi:

“Barazimi nuk na kënaq dhe nuk e mendonim këtë rezultat. Bëmë një pjesë të parë të mirë, duhet të thellonim rezultatin. Qarkulluam topin,  dominuam ndaj kundërshtarit, por nuk finalizuam dhe këtu çaluam në këtë takim.

U deshën pesë minuta lojë nga Dinamo dhe morëm golin kaq të lehtë, Padyshim kjo erdhi pasi situata psikiologjike në ekip është e rënduar.

Lojtarët vuajnë anën psikologjike të rezultateve dhe në pjesën e dytë nuk qarkulluan si duhet dhe nuk krijuam hapësira, por edhe fusha ndryshoi nga pjesa në pjesë. Në të dytën  u detyruam të godasim me topa të gjatë  kështu që Dinamo shtyu përpara.

Skuadra e ka këtë dobësi dhe kemi punuar për ta përmirësuar, por pranuam golin shumë lehtë. Thjesht çështje psikologjike.

Duke qëndruar bashkë në këtë situatë dhe dhënë moral lojtarëve që të kalojmë momentin. Kjo është zgjidhja e vetme me kaluar situatën ku jemi.

Tirana më dobët në pjesën e dytë?

Aktivizuam  Hilën për të rritur agresivitetin dhe dhënë grintë në lojë. Pavarësisht se loja u zhvillua e fortë pjesa e parë ishte e mirë. Sa i përket pjesës së dytë, ndikoi vetëm ana psikologjike, asgjë më  shumë. Pas pësimit të golit e vuajtëm më shumë aspektin psikologjik dhe ndaj mbetem më shumë larg portës.

U ndodh të gjitha skuadrave që kur pësojnë shumë e pranojnë golin kollaj. Është sëmundje dhe duhet ta heqim, Dinamo luajti vetëm 5 minuta dhe na ndëshkoi.

Mungesat ndikojnë, kishim 3 lojtarë të rinj, në vijim kemi rikuperime nga kartonët dhe dëmtimet.

Kur mendoni se Tirana del nga kjo situatë?

Besoj se do të dalë shumë shpejt, besimi është kthyer në ekip dhe po punojmë fort. Janë ditë të vështira dhe do të përmirësohemi. Të shikosh lojën, jo vetëm në këtë takim, por edhe me Egnatian, kemi dominuar. Por u ndëshkuam nga episode. Kur luan mirë ke shpresë, normal që duhen kthyer edhe të gjithë lojtarët

Normalisht që ka rënie fizike, nga ngarkesa e krijuar dhe nga organika e pakët që kemi. Kemi marrë lojtarë nga akademia për t’u plotësuar dhe sot kishim tre nga ata në fushë.

Tifozët?

Tifozët janë të mërzitur si ne, pasi te Tirana nuk pranohen rezultatet negative. Tifozët e Tiranës janë sensibël”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat