Gol spektakolar në shtesë, Manaj i jep fitoren skuadrës

Futboll

Gol spektakolar në shtesë, Manaj i jep fitoren skuadrës

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 17:27
Manaj

Gol spektakolar në shtesë, Manaj i jep fitoren skuadrës!

Rey Manaj vjen nga stoli për të shënuar një gol spektakolar në shtesë dhe për t’i dhënë fitoren Sivassporit, në transfertën ndaj Alanyasporit, skuadër ku luajnë dy mbrojtësit e Kosovës, Aliti dhe Hadërgjonaj.

Sulmuesi 26-vjeçar shqiptar e nisi takimin nga stoli dhe u aktivizua në minutën e 79’, teksa në të 97-ën gjeti golin me një goditje spektakolare nga brenda zonës, duke i dhënë fitoren 1-2 Sivassporit.

Ky ishte goli i dytë në 8 ndeshje për Rey Manajn me fanellën e Sivasspor në Superligën turke, të cilën sulmuesi e ka zgjedhur për t’u rikthyer sërish mes protagonistëve të futbollit, pas problemeve me dëmtimet që pati në sezonin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat