Shala: Kam pritur fitore, gabimet e shumta po ndodhin si pasojë e krizës

Futboll

Shala: Kam pritur fitore, gabimet e shumta po ndodhin si pasojë e krizës

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 17:33
Shala

Trajneri i Fushë Kosovës, Burim Shala, ka deklaruar pas ndeshjes me Malishevën, se nuk është i kënaqur me paraqitjen në fushë

. Ai është shprehur optimist për punën që po bëhet dhe do të luftojnë për objektivat e tyre.

“Nuk jam i kënaqur me performancën. Kam pritur ndeshje më të mirë dhe fitore.

Gabimet e shumta në mesfushë, në pasime, janë pasojë e gjendjes psikike për shkak të krizës së rezultateve. Jam munduar ta heq presionin nga lojtarët.

Megjithatë, jam i kënaqur me një pikë pas asaj që ndodhi në fushë.

Këto i ka futbolli. Ne duhet të përmirësohemi.

Kemi edhe shumë mungesa, sidomos në fazën e sulmit.

Shpresojmë që ata lojtarë të kthehen dhe të luftojmë për objektivat tona. Jam optimist se rezultatet pozitive do të vijnë, optimist isha edhe sot.

Pas serisë negative, duhet të ketë edhe seri pozitive. Unë jam optimist për shkak të punës që po bëhet. Neve na mbetet që t’i marrim ndeshjet një nga një”, është shprehur Shala për “ArtMotion” pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat