Muslija i pandalshëm

Futboll

Muslija i pandalshëm

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 17:41
Muslija feston me shokë

Florent Muslija shënoi golin e radhës në Bundesliga 2, por që nuk i mjaftoi Paderbornit të merrte pikë në transfertën kryeqytetase.

Hertha Berlin fitoi 3-1 përballë skuadrës së lojtarit dardan. Vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh 2-0.

Paderborni reagoi dhe e nisi mirë të dytën. Duke shkurtuar rezultatin në minutën e 47’ me anë të Muslijës.

25-vjeçari i përfaqësueses së Kosovës mori një top nga krahu i djathtë dhe e dërgoi atë në rrjetë.

Ky ishte goli i gjashtë sezonal në Bundesliga 2 për Muslijën, i cili është aktualisht golashënuesi më i mirë i Paderbornit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat