Agim Ademi përgëzon FC Prishtina 01 për suksesin në Champions League

Futboll

Agim Ademi përgëzon FC Prishtina 01 për suksesin në Champions League

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 20:27
FC Prishtina 01,

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka përgëzuar FC Prishtina 01, për të arriturën në garën e Champions League në futsall.

“Urime fC Prishtina 01 për suksesin e jashtëzakonshëm në Ligën e Kampionëve.

Kampioni i Kosovës, FC Prishtina 01, pas paraqitjeve të jashtëzakonshme në Lituani, ka arritur të futet në fazën e Elite Round të Ligës së Kampionëve, në mesin e 16-të skuadrave më të mira të Evropës.

FC Prishtina 01 përfaqësoi futsallin kosovar në mënyrën më dinjitoze, me lojë të bukur dhe kulturë të lartë sportive, duke konfirmuar rritjen që ka ky sport në vendin tonë.   

Përgëzoj të gjithë lojtarët e FC Prishtina 01 për suksesin e arritur si lider të grupit, trajnerët Haki Ahmetin dhe Ferid Agushin, stafin dhe drejtuesit e klubit për suksesin e sotshëm.

Uroj që suksesi i arritur sot të vazhdojë edhe në fazën e ‘Elite Raund’ të Ligës së Kampionëve.

Urime dhe suksese në vazhdim!”, ka shkruar Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat