Çfarë thotë Ramadani?

Futboll

Çfarë thotë Ramadani?

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 23:57
Ylber Ramadani

Leçe është mundur sot nga Torino me shifrat 0-1 dhe ka konfirmuar krizën që po kalon në këto momente.

Skuadra e ngjitur nga Seria B, në javët e para bëri shumë mirë teksa e pa veten në pozitat e larta në renditje. Por tashmë ka ardhur një seri me barazime e humbje që kanë filluar ta pozicionojnë atë përsëri në zonë e luftës për mbijetesë.

Megjithatë, Ylber Ramadani, protagonist i lojës së kësaj skuadre në këtë edicion, ka shpjeguar se ekipi kishte gabuar duke mos shënuar atëherë kur duhej në pjesën e parë, me rastet që kishte krijuar.

“Nëse do të shënonim ne golin të parët, do të flitnim për një ndeshje të ndryshme.

Pas avantazhit ata fituan më shumë besim dhe ne nuk ia dolëm që të rikuperonim.

Kthehemi shpejt në fushë, të mërkurën luajmë ndaj Parmës. Duhet të qëndrojmë të bashkuar në dhomat e zhveshjeve, pasi nëse humbëm sot, duhet t’i rikuperojmë këto pikë në ndeshje të tjera.

Tani të mendojmë për Kupën, duam të fitojmë”, tha Ramadani, duke kujtuar sfidën që e pret ndaj skuadrës së Serisë B në mesjavë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat