Ngjarje e rëndë për yllin e Liverpoolit

Futboll

Ngjarje e rëndë për yllin e Liverpoolit

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 11:33
Luis Diaz

Luis Diaz, ylli i sulmit të Liverpoolit, me siguri po përjeton një ditë ankthi për shkak të asaj që po ndodh në vendlindjen e tij, Kolumbi. Mediat ndërkombëtare kanë bërë të ditur se persona të maskuar me motoçikleta kanë marrë peng prindërit e tij, në kërkim të shpërblimit për t’i lënë të lirë.

Sipas dëshmive të qytetarëve të Barrankas, qytetit ku u rrit vetë lojtari, prindërit e tij ishin në makinë kur janë rrethuar nga persona të maskuar mbi motoçikleta. Ata morën kontrollin e automjetit të tyre dhe u larguan nga vendngjarja ku ndodhi pengmarrja.

Policia dhe ushtria janë vënë menjëherë në lëvizje për të ndihmuar zgjidhjen e kësaj situate të familjes së një prej emrave më të njohur në Kolumbi dhe për të shpëtuar pengjet. Sipas mediave lokale, deri tani është arritur të shpëtohet vetëm e ëma e lojtarit, ndërsa babai i tij mbetet i zhdukur dhe nën kontrollin e personave që mendohet se janë të armatosur.

Drejtuesit më të lartë të policisë kolumbiane kanë udhëtuar drejt kësaj krahine, për të qenë të pranishëm qoftë edhe në negociatat me pengmarrësit, për të mos rrezikuar një ngjarje tragjike që do të sillte një imazh jashtëzakonisht të keq në arenën ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat