Nga mungesa e golit te forma fizike, Leao me shokë zhgënjejnë

Futboll

Nga mungesa e golit te forma fizike, Leao me shokë zhgënjejnë

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 11:35
Pioli e Leao

Milani duket se e ka humbur rrugën e golit. Shembulli vjen direkt nga Liga e Kampioneve, ku kuqezinjtë nuk kanë shënuar kurrë në tri ndeshjet e fundit. Për të gjetur golin e fundit nga skuadra e Piolit duhet të rikthehemi në ndeshjen e kthimit të çerekfinales kundër Napolit, ku shënoi Olivie Zhiru. Nëse “djalli” pati disa mundësi në ndeshjet kundër Njukasëllit dhe Dortmundit, errësira ra ndaj PSG-së me vetëm 4 goditje në portë dhe vetëm një shans real për të kapërcyer Donarumën.

TITULLARË TË LODHUR – Faji sigurisht që nuk është i numrit 9, i cili, edhe pse vitet kalojnë, vazhdon të japë kontributin e tij me kokëfortësi, pasi ka shënuar katër nga gjashtëmbëdhjetë golat e Milanit në këtë sezon. Të dhëna që përbëjnë një pikëpyetje të rëndësishme edhe në treshen sulmuese (me Leaon e Pulisiçin) të ngritur nga Pioli, që është munduar jo pak në ndeshjet e fundit. Nëse udhëtimet e gjata në Shtetet e Bashkuara gjatë ndalesave kombëtare rëndojnë shpesh mbi 25-vjeçarin amerikan (shiko ndeshjet kundër Interit dhe Juventusit), për kampionin portugez konfirmohet tendenca e parë vitin e kaluar, e karakterizuar nga shpërthime të papritura dhe ndërprerje po aq të papritura.

Një zgjidhje që ka funksionuar herë pas here, por që nuk mund të mbetet e vetmja për t’u fokusuar, sidomos duke pasur parasysh aftësinë e kundërshtarëve për të lexuar lojën e tij. Nisur nga ky skenar, shpjegohen fitoret “sterile” ndaj Veronës dhe Xhenoas, pasuar nga humbja e ngushtë ndaj një Juventusi, i cili u shfaq i pacenueshëm para porte për periudha të gjata.

PA ALTERNATIVA – Në stol duket se nuk ka burime që janë në lartësinë e detyrës me Stefan Joviçin, i cili ka treguar se nuk e plotëson dot rolin e zëvendës-Zhirusë. Lëndimi gjatë ngrohjes me PSG-në është vetëm shenja më e fundit e një regresi të shfaqur tashmë me fanellën e Fiorentinës dhe të vazhduar me atë të kuqezinjve. E njëjta gjë mund të thuhet për Samuel Çukvuezen, por aktualisht është ende në zero gola me një dëmtim në kofshë që duhet të rikuperohet sa më shpejt.

Në vend të kësaj, disa sinjale erdhën nga Noah Okafor, i përdorur nga Pioli në mënyrë alternative në vend të Zhirusë dhe Leaos, por që gjen habitatin e tij natyror në qendër të sulmit. Kur u thirr për të zëvendësuar francezin, i riu zviceran u përgjigj gjithmonë si në ndeshjet kundër Kaljarit dhe Lacios, por nuk arriti të konfirmohej në vend të portugezit për të cilin duhet të ishte rezervë.

ZGJIDHJE TË PAKTA – Një problem tjetër që nuk mund të përmblidhet me numra është qëndrimi taktik, një aspekt që Pioli do të duhet të fillojë ta shqyrtojë më shumë. Pasi humbet topin në sulm, Leao shumicën e kohës nuk kthehet, ai as nuk lë të kuptohet për një presion minimal, pavarësisht se 4-3-3 kuqezi po aq shpesh e sjellin mbrojtësin e majtë në lartësinë e portugezit duke zbuluar kështu pjesë të mëdha të fushës. Një qëndrim i rrezikshëm që do të mund të imagjinohej vetëm me një efikasitet sulmues në një nivel më të lartë se portugezi, i cili në vend të kësaj, më shpesh, shfaqet i dekurajuar që në fillim pasi arrin në skajin e zonës dhe pa cinizmin e nevojshëm për të ndryshuar ndeshjet.

QËNDRIMI – Leao është në bankën e të akuzuarve, e njëjta gjë vlen edhe për Stefano Piolin, i kritikuar edhe nga Davide Kalabria. Një Milan shumë i çekuilibruar, që pranoi duele “tek për tek”. Guximi është diçka, por të mendosh se Zhiru mund të përballojë i vetëm Shkriniar-Markinjos, apo se Kalulu mund të frenojë Mbapenë është naivitet. Të gjithë e mbajmë mend derbin, pastaj Juventusin dhe PSG-në e mbrëmshme: skena e Tomorit të dehur krejt i vetëm nga Mbape pa asnjë ndihmë është emblematike.

Fryma sulmuese e Piolit ka qenë prej kohësh sekreti i Milanit, por nuk mund të zbatohet gjithmonë, veçanërisht nëse protagonistët në fushë nuk janë në maksimumin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat