Më shumë pikë dhe më shumë gola

Futboll

Më shumë pikë dhe më shumë gola

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 11:38
Partizani

Partizani e nisi me hap të ngadaltë këtë edicion në Superiore, duke regjistruar në start rezultate që nuk ngrohën shumë tifozët. Por tani të kuqtë kanë nisur një seri fitoresh dhe qe shohin vetën pas javës së 10 me pikë të barabarta me Egnatian kryesuese, edhe pse kanë luajtur një ndeshje më pak.

Në fakt, në krahasim me Partizanin kampion të Kolelës të një viti më parë, të kuqtë në këtë edicion kanë bërë më mirë në bilancin e përgjithshëm të kampionatit.

Një vit më parë, Partizani pas javës së 10 ishte gjithashtu kryesues, por me 19 pikë, teksa regjistronte 12 gola të shënuar e 10 të pësuar.

Ndërkohë, ekipi aktual që ka ende një ndeshje të prapambetur për të luajtur ndaj Teutës, regjistron 20 pikë, ka shënuar 14 gola dhe ka pësuar vetëm 8 të tillë, duke qenë mbrojtja më e mirë e kampionatit deri tani.

Një situatë paska e çuditshme duke llogaritur situatën që po kalojnë të kuqtë, të cilëve u dha lamtumirën pak javë më parë trajneri Zoran Zekiç dhe aktualisht kanë në pankinë drejtorin sportiv Arbër Abilaliaj, me të cilin kanë regjistruar tre fitore radhazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat