Mbappe nderon kampionët

Futboll

Mbappe nderon kampionët

Nga: Më: 29 tetor 2023 Në ora: 15:43
PSG e Mbappe

PSG vuan por siguron tri pikët në transfertën e Brestit. Kampionët në fuqi të Francës, triumfuan 2-3, duke regjistruar suksesin e katërt radhazi mes kampionatit dhe Champions League.

Warren Zaire-Emery kaloi skuadrën e Luis Enriques në avantazh pas çerek ore lojë. 12 minuta pas golit të 17-vjeçarit, PSG dyfishoi me Kylian Mbappe.

Vendasit reaguan dhe shkurtuan rezultatin në fundin e së parë me anë të Steve Mounie.

Goli i dha zemër Brestit, që në minutën e 52’ gjeti golin e barazimit. Nëpërmjet një realizimi të bukur me kokë të Jeremy Le Douaron.

Gjithsesi, skuadra kryeqytetase fitoi një penallti një minutë përpara fundit. Portieri Marco Bizot priti goditjen e parë të Mbappe, por u dorëzua në tentativën e dytë të “yllit” francez.

I cili me dygolëshin e sotëm është ngjitur në kuotën e 10 golave në Ligue 1. Duke kryesuar i vetëm renditjen e golashënuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat