Yigit: Jemi shumë të kënaqur me një pikë, me rëndësi nuk pësuam

Futboll

Yigit: Jemi shumë të kënaqur me një pikë, me rëndësi nuk pësuam

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 16:19
Yigit

Liria ka fituar pikë pas pesë ndeshjeve dhe trajneri i prizrenasve, Nedim Yigit është shprehur i lumtur për këtë.

Liria barazoi 1:1 me Dritën në Gjilan. Ai shtoi se prizrenasit ishin të diciplinuar dhe i janë afruar fitores.

“Nuk e kemi pritur golin e hershëm.

Por edhe pse pësuam gol, vazhduam lojën.

Në fund të pjesës së parë kundërshtari ka shfrytëzuar vetëm gabimet që kishim ne.

E kemi ditur se nëse shmangim gabimet mund të marrim diçka. Lojtarët tanë nuk u dorëzuan. Ishim të disiplinuar”, ka thënë Yigit.

“Sot është 100-vjetori i shtetit turk dhe jam i lumtur që në këtë ditë lojtarët tanë nuk u dorëzuan.

Është një pikë për të cilën jemi shumë të kënaqur. Për ne është me shumë rëndësi që nuk kemi pësuar.

Disa ndeshje kemi mundur të fitojmë. Sot i jemi afruar edhe më shumë fitores. Në aspektin moral kjo pikë do të na ndihmojë shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat