Inter - Roma, Mourinho merr vendimin për Lukakun

Futboll

Inter - Roma, Mourinho merr vendimin për Lukakun

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 17:35
Romelu Lukaku

Romelu Lukaku rikthehet në “San Siro” këtë herë si kundërshtar i Interit, skuadër me të cilën ka luajtur për tre sezone dhe ka festuar suksese të shumta.

Sulmuesi belg do të jetë në shënjestrën e tifozerisë zikaltër, që nuk ia ka falur tradhtinë në merkaton e verës, teksa pikërisht për këtë arsye, sfida ka marrë vëmendje maksimale…

Jose Mourinho ka vendosur ta hedhë në fushë nga minuta e parë Lukakun, pavarësisht presionit, duke e vendosur krah El Sharawit.

Nga ana tjetër, Simone Inzaghi ka zgjedhur 11-shen e tij më të mirë, me synim marrjen e tre pikëve, që do të rikthenin Interin sërish në vendin e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat