Vllaznia gjen menjëherë trajne

Futboll

Vllaznia gjen menjëherë trajne

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 18:53
Osmani

Qatip Osmani do të jetë trajneri i Vllaznisë. Lajmi për emërimin e trajnerit të ri konfirmohet për “Panorama Sport” edhe nga burime zyrtare në klubin shkodran, teksa Osmani do të prezantohet nesër para ekipit dhe do të debutojë në stolin kuqeblu të mërkurën në ndeshjen ndaj Erzenit.

Në një deklaratë për Klan Maqedoni, Osmani shtoi se do të fillojë punë që nga java e ardhshme.

“Përfundimisht kemi rënë dakord me drejtuesit e klubit të futbollit Vllaznia e Shkodrës që të jem trajner përgjegjës.

Me punë me ekipin e Vllaznisë do të nis që nga dita e hënë. Me drejtuesit e klubit kemi firmosur kontratë një vjeçare”, deklaroi Osmani.

Qatip Osmani deri tani në tre raste ka drejtuar ekipin e Shkëndijës me të cilën skuadër ka fituar tre tituj kampion, një Kupë dhe një Super Kupë, ndërsa në garat ndërkombëtare ka luajtur në play-off, për kualifikim në fazën e grupeve në Evropa Liga. Qatip Osmani pesë vite ishte trajner i parë i KF Renova, gjashtë muaj ishte trajner i FC Shkupi dhe KF Drita të Bogovinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat