AF Elbasani shkatërron Tomorin dhe ruan vendin e dytë

Futboll

AF Elbasani shkatërron Tomorin dhe ruan vendin e dytë

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 19:43
AF Elbasani

AF Elbasani kthehet shpejt te fitorja në Kategorinë e Parë pas humbjes me Flamurtarin në Vlorë.

Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede fitoi thellë 4-0 përballë Tomorit dhe ruan vendin e dytë në renditje (19) me gjashtë pikë më pak se Bylisi kryesues.

E zhbllokoi takimin Leo Melo në minutën e 13-të e vetëm dy minuta më pas për vendësit u bë gjithçka më e lehtë me ndëshkimin e Sharavollit të Tomorit me karton të kuq.

Në superioritet numerik, Af Elbasani e pati të lehtë ta dominonte kundërshtarin, duke shënuar edhe tre gola të tjerë në pjesën e dytë.

Leo Melo realizoi të dytin personal në minutën e 63-të, për të ardhur më pas tek autogoli i Abarës në të 72-tën. Golin e rezultatit final 4-0 e shënoi Greca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat