Bie pa ndjenja në fushë, frikë për sulmuesin e Nijmegen

Futboll

Bie pa ndjenja në fushë, frikë për sulmuesin e Nijmegen

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 19:45
Pamje nga ndeshja

Momente dramatike në kampionatin holandez në sfidën Nijmegen – Alkmaar. “Ylli” i Nijmegen në Eredivisie, Bas Dost, u rrëzua pa ndjenja në fushë në minutat shtesë, duke shkaktuar ankth dhe frikë te futbollistët në fushë dhe të pranishmit në stadium.

Mjekët e të dyja skuadrave vrapuan në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë dhe fatmirësisht duke se më e keqja është shmangur.

Nga Holanda konfirmimet e para sugjerojnë se 34-vjeçari është i vetëdijshëm, gjithsesi është dërguar në spital për ekzaminime më të detajuara.

Dost ishte autori i golit që zhbllokoi sfidën në minutën e 11-të, ndërsa në të 31-tën e dyfishoi rezultatin Mattsson. Pavlidis ngushtoi diferencën në 1-2 në pjesën e dytë.

“Bas Dost është fatmirësisht i ndërgjegjshëm. Të urojmë shërim të shpejtë, forca, Bas!”, ishte postimi i Alkmaarit në X (Tëitter).

Teksa po largohej nga fusha me barela, Dost ngriti gishtin e madh për të konfirmuar si ishte mirë.

Gjithsesi, për shkak të traumës dhe frikës, ndeshja u ndërpre në minutën e 94-t. Organizatorët kanë vendosur që sfida përfundon me këtë rezultat (1-2).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat