Tifozët godasin me gurë trajnerin

Futboll

Tifozët godasin me gurë trajnerin

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 20:16
Pamje nga incidenti

Skena të shëmtuara janë regjistruar para duelit mes Marsejës dhe Lionit, i vlefshëm për kampionatin francez.

Fabio Groso, ish-kampioni i botës me Italinë, aktualish, trajneri i Lionit, u plagos në fytyrë dhe u detyrua të kërkonte trajtim mjekësor për dëmtimet e tij.

Tifozët e Marsejës, sulmuan autobusin e Lionit, duke thyer dy xhama, nga ku mbeti i plagosur edhe Groso.

Pamje të përgjakshme, që nuk kanë lidhje aspak me një ndeshje futbolli.

Pasi u mjekua, Groso u pa në stadium, me fytyrën e fashuar, teksa do të drejtojë skuadrën në kushte aspak komode.  

Fasha që mbështjell kokën e tij dhe mbulon syrin e majtë i dërgon të dridhura në shtyllën kurrizore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat