Jota ia kushton golin Luis Diazit, prindërit e të cilit u rrëmbyen në Kolumbi

Futboll

Jota ia kushton golin Luis Diazit, prindërit e të cilit u rrëmbyen në Kolumbi

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 20:17
Diogo Jota me shokë

Diogo Jota mbajti lart fanellën e Luis Diazit, në shenjë solidarizimi dhe nderimi për kolumbian pasi shënoi golin e parë të Liverpulit kundër Notingham Forestit.

Diazi u la jashtë skuadrës për ndeshjen e sotme pas raportimeve që vinin nga Kolumbinë, ku prindërit e tij ishin rrëmbyer nga njerëz të armatosur dhe me motoçikleta.

Klubi ishte përgjigjur me një deklaratë zyrtare të dielën në mëngjes duke konfirmuar se ata ishin në dijeni të situatës dhe kishin prioritet mirëqenien e lojtarit.

Trajneri Jurgen Klop e quajti situatën “shqetësuese” pak para fillimit.

Jota pasi shënoi vrapoi drejt pankinës, ku me shumë mundësi kjo ka qenë një lëvizje e planifikuar paraprakisht për cilindo lojtar të Liverpulit që do të shënonte. Atij ia kaluan fanellën me numër shtatë të Diazit dhe e mbajti lart përpara turmës në të katër anët e stadiumit për ta parë. Fansat u përgjigjën menjëherë duke brohoritur emrin e Diazit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat