Athletic Bilbao - Valencia ndahen në paqe

Futboll

Athletic Bilbao - Valencia ndahen në paqe

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 20:35
Pamje nga ndeshja

Athletic Bilbao-Valencia ndahen në paqe, ndërsa e mbyllën me barazimin 2-2 takimin e javës së 11-të të La Liga.

Kjo sfidë ishte shumë e luftuar, me vendasit që zhbllokuan takimin në minutën e 32’ me de Marcos dhe bënë që fraksioni hapës të përfundonte me rezultatin 1-0.

Miqtë u kundërpërgjigjën në pjesën e dytë, me Perez që barazoi në minutën e 62’, ndërsa vetëm gjashtë minuta më pas Duro kaloi Valencian në avantazh.

Megjithatë Bilbao nuk u dorëzua dhe në minutën e 90+7’ Berenguer barazoi për ekipin e tij, duke marrë vetëm një pikë në shtëpi “Estadio San Mames”.

Pas javës së 11-të Athletic Bilbao renditet në vend të gjashtë me 18-të pikë, teksa Valencia renditet në vend të nëntë me 15-të pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat